Rreth Aria Tech Group
Aria Tech Group – Fillimisht, kompania u themelua nga Valmir Hoxha (CEO & Founder), së bashku me Edin Purova dhe Nart Gashi. Një nga projektet e tyre të para ishte zhvillimi i softuereve për menaxhimin e betonareve duke përdorur teknologji PLC (Programmable Logic Controller) dhe SCADA (Supervisory Control and Data Acquisition).
Në fazat e hershme të zhvillimit të kompanisë, Aria Tech Group u përqendrua në krijimin e zgjidhjeve teknologjike të personalizuara për sektorin industrial, duke integruar automatikën dhe sistemet e mbikëqyrjes për të përmirësuar efikasitetin dhe kontrollin në procese të ndryshme të prodhimit.
Në vetëm 4 vjet, Ariatech ka përjetuar një zgjerim të jashtëzakonshëm, duke u rritur nga një zyrë e vogël në një hapsirë moderne dhe më të madhe brenda Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren. Kompania ka arritur të instalojë mbi 14 robotë, secili prej të cilëve ka kërkuar ndërtimin e një kapëseje specifike për të përmbushur nevojat unike të procesit.
Përveç kësaj, Ariatech ka automatizuar mbi 80 fabrika në fusha të ndryshme, duke përfshirë fabrikat e prodhimit të llaçit, fabrikat e verërave, fabrikat e betonit dhe fabrikat e kubave të betonit. Zgjerimi i shpejtë ka ndikuar gjithashtu në rritjen e ekipit të Ariatech, duke kaluar nga 3 në 8 inxhinierë të specializuar në fusha të ndryshme brenda një periudhe të shkurtër.